Gjykata e Apelit dënon përfundimisht me 6 vite burg ish-deputetin kristiandemokrat Mark Frroku. Në prill të vitit 2017, dhoma penale e Tiranës e dënoi Frrokun me 7 vite e 5 muaj burg, për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

 

Por pas ankimimit, apeli refuzoi pafajësinë, duke i ulur ish-deputetit vetëm 1.5 vjet. Nga ana tjetër, në prill të këtij viti, Mark Frroku u shpall i pafajshëm për vrasjen e nje gruaje në Belgjikë. Ankimim kundër pafajësisë për ketë vepër penale bëri dhe Prokuroria, por kërkesa u rrëzua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *