E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

6 të vdekur dhe 101 raste të reja në Shqipëri

Shqipëria regjistroi këtë të hënë gjashtë viktima dhe 101 raste të reja me koronavirus. Flutura Beqiri nga Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit janë testuar 474 persona.

“Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.”

Reklamë

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht në spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në total, vendi ynë ka konfirmuar 172 të vdekur dhe 5.620 të infektuar me COVID-19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë