Autoritetet izraelite janë në kërkim të gjashtë militantëve palestinezë që arritën të arratiseshin nga një nga burgjet më të sigurta të vendit brenda natës. Mendohet se ata janë larguar përmes një tuneli.

 

Zakaria Zubeidi, komandant në krahun militant të partisë politike palestineze, është një nga të arratisurit. Pesë të tjerët raportohet se janë anëtarë të Xhihadit Islamik.

 

Xhihadi Islamik e konsideroi arratisjen nga burgu një “akt të madh heroik”, si dhe një “shuplakë për ushtrinë izraelite dhe të gjithë sistemin në Izrael”.

 

Policia izraelite njoftoi se shërbimet e inteligjencës janë përfshirë në një operacion të madh policor në përpjekje për të gjetur burrat. Në dispozicion për gjetjen e të arratisurve janë vënë gjithashtu dronë dhe helikopterë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *