E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

6 raste të reja me koronavirus/ 4 pacientë në terapi intensive

Identifikohen gjashtë raste të reja të infektuar më koronavirus, duke e çuar në 76 numrin e prekurve ne Shqiperi.  Numrin më te madh të te infektuarëve e ka Tirana me 5 raste te reja.

 

 

Lajmi i mirë është shërimi i dy të infektuarëve me koronavirus, që kishin kontakt me pacientin zero, i cili vazhdon të qëndrojë i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës. Edhe pse dy prekurit, pasi dolën negativ në të dyja teste dhe janë rikthyer në banesat e tyre, do të jenë nën vëzhgimin e mjekëve.

Reklamë

 

 

Nga të 76 të infektuarit, përfshirë edhe dy pacientët që humbën jetën 73 vjeçarja nga Durrësi dhe 66 vjeçari nga Lushnja, rezulton se 59 për qind e të prekurve janë meshkujt dhe 41 për qind janë femra.

 

Vatrat e identifikuara persona me koronavirus janë Tirana me përqindjen më të lartë, i dyti Fieri dhe më pas Durrësi, Lushnja, Elbasani, Rrogozhina dhe Kavaja.

 

Nga kjo e shtune përveç numrit unik 127, në ndihmë të qytetarëve është vendosur një tjetër, ai është 0800 40 40.

 

 

 

Si në çdo dalje të njoftimit të rasteve të reja me koronavirus, lutja e specialistëve të shëndetit publik është qëndrimi në shtëpi.

Më shumë video

Reklamë