6 raste të reja me COVID në Shkodër/ Poliklinika kthehet në vatër infeksioni
6 raste të reja janë regjistruar këtë të hënë të prekur nga Covid-19. Kjo shifër sjell edhe njehere në qendër të vemendjes virusin, i cili për më shumë se dy muaj mbylli shqiptarët, por duket se lehtësirat e krijuara së fundmi nga qeveria dhe neglizhenca e qytetarëve ka bërë që sot në Shkodër të kemi 6 raste të reja me Covid.
Vatra e re është ajo e Poliklinikës së Shkodrës, ku para tre ditesh dy sanitare të këtij institucioni rezultuan pozitvë, ndërkohe që pas mostrave të marra nga specialistët e DSHP, nisën të shtoheshin rastet me Covid, kryesisht familjarë por edhe raste te reja. Kjo ka bërë që Poliklinika e Shkodrës të mbyllë dyert, ndërkohe qe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga 7 teste, 6 persona rezultojnë pozitiv.
Kjo situatë është një këmbanë alarmi, për institucionet por edhe qytetarët, si për t’i treguar se vala e rrezikut nuk ka kaluar ende dhe rregullat nuk duhen harruar.




