Subscribe

6 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë zbuluar 275 raste të reja pozitive me COVID, nga 1422 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 61-vjeçar nga Korça, 67-vjeçar nga Pogradeci, 69-vjeçar nga Lezha, 71-vjeçar nga Vlora, 73-vjeçar nga Fieri dhe 74-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të rikuperuarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4468

Durrës                  837

Fier                         650

Korçë                    544

Shkodër                522

Lezhë                     396

Elbasan                  378

Vlorë               352

Berat               256

Kukës                      184

Gjirokastër           131

Dibër                91

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *