6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 697 raste të reja me koronavirus, nga 3668 testime të kryera.

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.”

 

Ndërkohë, janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 36,535.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13857

Fier       1743

Shkodër 1309

Durrës    1238

Vlorë     960

Lezhë    958

Korçë    881

Elbasan  851

Berat     776

Dibër     515

Gjirokastër 457

Kukës    402

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *