Gjykata e Apelit Durrës vendosi të rikthejë në detyrë gjashtë policët e forcave ‘Shqiponja’ që u akuzuan për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë në Elbasan.

 

 

 

Ndaj punonjësve të policisë rëndonte akuza e “shpërdorimit të detyrës”, por trupi gjykues e cilësoi të pabazë akuzën e prokurorisë për shkak të mungesës së provave. Për këtë arsye gjykata vendosi të pushojë çështjen penale ndaj tyre.

 

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mjeku Pjerin Xhuvani u qëllua për vdekje nga ish-punonjësi i forcave speciale, Arbër Paplekaj, i cili është marrë i pandehur nga organi akuzës së bashku me dy nëndrejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

 

 

 

Nga hetimet rezultoi se punonjësit e policisë ishin prezentë në vendngjarje por nuk ndërhynë për të evituar konfliktin mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike.

 

 

 

Madje efektivët, sipas prokurorisë, dhanë dëshmi të rreme duke u përpjekur të fshihnin ngjarjen.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *