Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë shpejt në...

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte, rrezik për...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e...

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes me emigrantë...

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

6 persona nën hetim për zjarret

11 Gusht 19:02

Gjashtë persona janë vënë nën hetim nga autoritetet për zjarrvënie gjatë 24 orëve të fundit.

 

Policia e Shtetit njoftoi se rastet janë regjistruar në Berat, Cërrik, Korçë, Tropojë e Dibër.

 

Kurse gjithsej, nga 25 korriku, janë proceduar penalisht si zjarrvënës në të gjithë vendin 39 persona.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

 

Nga data 25 korrik deri sot, në vlerësim të masave për të parandaluar dhe goditur fenomenin e zjarrvënies, janë proceduar në total 39 persona

📌Berat – Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin M.Ç., 35 vjeç, banues në Vëndreshë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në këtë fshat, ku është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.

➡️ U shpall në kërkim shtetasi B. H., 44 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.

📌Cërrik – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M.R., banues në fshatin Shtërmen, pasi dyshohet se në fshatin Shtërmen, ka djegur disa barishte në pronën e tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vreshta.

📌Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin R.R., banues në fshatin Leshnjë, pasi dyshohet se në këtë fshat, në vendin e quajtur “Manastirsht”, ai ka djegur një hektar sipërfaqe pyjore me shkurre e dushk.

📌Tropojë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin Sh.D., banues në fshatin Dragobi, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në afërsi të fshatit, e për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ah e shkurre.

📌Dibër – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin G.P., banues në Mat, pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel, ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.

Policia e Shtetit apelon të gjithë banorët, në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin!

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
nen hetim Procedim Penal Zjarret zjarrvënie

Nga e njëjta kategori

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri në Ujin e Ftohtë, rrezikoi restorante e hotele, turistët u larguan të alarmuar

më shumë...

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën e Ujit të Ftohtë

më shumë...

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e re e qytetarëve

më shumë...

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:56

Mike Johnson: SHBA do të hyjë shumë...

10:44

Vihet në kontroll pas 30 minutash zjarri...

10:33

Zelensky: Mbajtja e zgjedhjeve në kohë lufte,...

10:27

Zjarr pranë tunelit, situatë kritike në zonën...

10:04

Berisha akuzon Ramën: “Pasqyrë Albania”, vjedhje e...

9:46

Gjenden 11 trupa pas fundosjes së anijes...

9:04

Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit,...

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr edhe 50 mijë lekë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.