Bien ndjeshëm shifrat e viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton për gjashtë humbje jete dhe 285 raste të reja.

 

Duhet theksuar fakti se edhe numri i testimeve të kryera është më i ulët se ditët e tjera, konkretisht 1.893. Pacientët që nuk fituan dot betejën me sëmundjen, pavarësisht ndihmës mjekësore, ishin të moshave 54-83 vjeç. Në anën tjetër, në orët e fundit arritën të shërohen nga COVID-19 568 qytetarë.

 

Sa i takon situatës në spitalet COVID, raportohet për 311 pacientë të shtruar, 16 në terapi intensive dhe shtatë në intubim. Qysh nga nisja e pandemisë në Shqipëri, janë infektuar gjithsej 124.419 qytetarë, 2.216 viktima dhe janë shëruar 90.024 persona.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *