Ishte ky moment i cili ndryshoi rrjedhën e protestës së opozitës, e cila pavarësisht goditjeve të ashpra që mori Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi, prej disa orësh ishte shndërruar e dhunshme.

Fillimisht u hodhën shashka dhe bomba molotov kundër godinës së Kryeministrisë dhe asaj të Kuvendit, e më pas protesta u zhvendos para Parlamentit.

 

Gurave, shashkave, bombave molotv edhe fishekzjarreve, Policia iu pergjigj me gazlotsjellës, ujë por edhe shkopa gome.

 

Situata e krijuar, detyroi protestuesit dhe drejtuesit e opozitës që të largoheshin me shpejtesi për t’i shpëtuar gazit.

 

Por pas dhunimit dhe shoqërimit në polici të Sahit Dollapit, protesta mori një tjetër rrjedhë.

 

Destinacioni ishte Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahej i ndaluar Dollapi, i cili sipas drejtuesve të PD kishte nevojë urgjente të dërgohej për mjekim në spital.

 

Edhe aty nuk munguan konfrontimet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

 

Pas disa orësh përplasje mes policisë dhe protestuesve, këta të fundit u tërhoqën në selin blu, nga ku Lulzim Basha njoftoi për një mbledhje urgjente të të gjithë strukturave drejtuese të opozitës.

 

Opozita e bashkuar doli me vendimin për një tjetër protestë kombëtare të hënën.

 

Demokratët paralajmëruan rezistencë edhe për lirimin e Dollapit, por vetem pak orë pas ketij vendimi, forcat e policisë u larguan nga Spitali i Traumës, ku qëndronte Dollapi nën kujdesin e mjekeve, duke e lënë atë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *