Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve te fundit në vend, ndërsa janë identifikuar 725 qytetarë të infektuar, nga 3273 testime të kryera.

Pacientët që e humbën betejën me virusin ishin 57 deri në 91 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, në të gjithë vendin raportohen 7,834 pacientë aktivë me COVID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *