Gjashtë banesa në malësinë e Mokrës në Pogradec janë klasifikuara si të pabanueshme pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije specialistja e emergjencave civile në bashkinë e qytetit Liqenor, Besmira Niko.

Sipas saj, banesat kanë pësuar dëmtime të dukshme në strukturë dhe shfaqin rrezik, duke u klasifikuar kështu si të pabanueshme.

Nga ana tjetër Niko bën me dije se për shkak të mënyrës së ndërtimit me gurë është e pamundur që të bëhet një rikonstruksion në to, dhe e vetmja zgjidhje mbetet ndërtimi i tyre nga e para. Banesat në fjalë bëjnë pjesë në njësitë administrative të Proptishtit dhe Velcanit në malësinë e Mokrës.

Ndërkohë që nga ana tjetër dëmtimet e tjera përgjatë tërmetit të 26 nëntorit të regjistruara në qytetin e Pogradecit, janë të një shkalle më të ulët duke u konsideruara si jo të rezikshme për banim, dhe do të ketë vetëm një ndërhyrje të vogël për të riparuar dëmet e shkaktuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *