Vagina nuk supozohet të mbajë erë trëndafil, por ka disa raste kur vërtetë aroma nuk konsiderohet “normale”.
Faktorët e jashtëm si djersa, materiali i të brendshmeve, ashtu dhe faktorët e brendshëm si sëmundjet seksualisht të transmetueshme, bakteret apo luhatjet homonale mund të jenë përgjegjëse për aromën e pakëndshme aty “poshtë”. Më poshtë do të lexoni çfarë ndikon në aromën e vaginës:
1. Ushqime alkaline si shpargu, hudhra dhe erëzat e forta si kerri: Vagina zakonisht kanë një pH acidik, kështu që çdo ushqim ose produkt që ndryshon pH potencialisht do i ndryshojë dhe aromën.
2. Antibiotikët: Marrja e antibiotikëve mund të ndryshojë bakteret natyrale të vaginës, të shkaktojë infeksione maja dhe si rezultat t’u japë sekrecioneve një erë të rëndë karakterisitike.
3. Vitaminat: Vitamina B është ajo që mund të shkaktojnë aromë të çuditshme “aty poshtë”, veçanërisht nëse jeni duke marrë një mori të multivitaminave.
4. Një gjendje e rrallë e quajtur “trimethylaminuria”.
5. Periodat: Vagina mund të ketë një shije më “metalike” pak para periodave për shkak të gjakut që përmban hekur.
6. Sekrecionet normale janë pa erë, por nëse ndjeni një aromë të rëndë, do të thotë që pH i vaginës suaj ka ndryshuar dhe numri i baktereve është shumuar. Ndryshimet në ngjyrë gjithashtu (e verdhë. Jeshile, si gri e errët) paralajmërojnë praninë e një infeksioni, por vetëm një gjinekolog mund ta përcaktojë se cfarë i shkakton këto ndryshime.