“5D”/ “Marrim 60 mijë lekë të qelbura”, Jona Bejko dëshmon në GJKKO: Me “lali Eri” i referohem Erion Veliajt, kush është “M” dhe “R”
Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “5D” me të pandehur Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushën, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.
Në procesin e dosjes “5D” për të dëshmuar ishte edhe Jona Bejko, e cila zbulohet në komunikime teksa bisedon me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka siguruar dëshminë e inxhinieres Bejko.
Jona Bejko: Llogarisja kostot e objekteve për kostot civile. Merresha me tenderat e prokurimit publik. Për tu punësuar kam parë njoftimin online. Më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh.
SPAK: Në bisedat e Whatsapp, ti bisedon me Jonida Hoxhën, kush është?
Jona Bejko: Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe.
SPAK: Në komunikimet tuaja përmendi shpesh një person me emrin Redi ose R, kush është?
Jona Bejko: Redi Molla.
SPAK: Po M?
Jona Bejko: Mariglen Qato. I referohesha me iniciale sepse ashtu i thërriste.
SPAK: Gjatë bisedave me Jonida Hoxhën, kur thoni që ne marrim 600 mijë lekë të qelbura, kurse pronari me hotel në Dhërmi. Kush është pronari?
Jona Bejko: Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë asnjëherë te kompania. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë.
SPAK: Po kur përmendni Lali Eri, kujt i referoheni?
Jona Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e 1 vit. Babi im me kancer lexon mesazhet dhe kam 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.
SPAK: Kush është Lali Eri?
Jona Bejko: Erion Veliaj./vizionplus.tv




