E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

59-vjeçari nga Lushnja vdes si pasojë e koronavirusit

Shkon në 35 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se mëngjesin e kësaj të enjteje ka humbur jetën në Spitalin Infektiv një 59-vjeçar nga Lushnja.

Ai ishte konfirmuar me COVID-19, por nga ana tjetër vuante edhe nga disa sëmundje kronike.


Reklamë

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.”

Situata vijon të rëndohet në Spitalin Infektiv. Pacientë të shtruar aty janë 52, nga të cilët tetë janë në terapi intensive.

Më shumë video

Reklamë