59 viktima nga zjarri në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën

Papa Françeku, i cili ndodhet i shtruar në spital që prej 14 shkurtit, u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre pas zjarrit që shpërtheu në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Papa Françesku shprehu “ngushëllimet e tij të thella” dhe po lutet për të lënduarit pas zjarrit tragjik që shpërtheu gjatë natës në një klub nate në Koçan, Maqedonia e Veriut, njoftoi Vatikani.
Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima, prej tyre 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.
Të paktën 155 persona kanë mbetur të lënduar, mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN. Ai ka bërë të ditur se janë lëshuar katër urdhër-arrestime, pa dhënë më shumë hollësi./vizionplus.tv




