Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa shpjegoi para deputeteve programin politik të qeverisë për rendin dhe sigurine u ndal tek elementët konkretë të reformës në Policinë e Shtetit.

 

Një herë në radhë të parë, si elementë kryesorë që do të përshkojnë gjithë reformën në Policinë e Shtetit do të jenë: strukturimi, modernizimi, futja e teknologjisë dhe përdorimi i teknologjisë së fundit. Kështu në lidhje me kontrollin e territorit, përveçse do të strukturojmë Policinë e Shtetit ku çdo kilometri katror, do t’i caktojmë një trupë policore për të pasur një kontakt të përditshëm me çdo dhunim, që mund t’i bëhet territorit të Shqipërisë.

 

Çuçi shtoi se gjatë këtij mandati mandati do të futet në përdorim edhe teknologjia, ajo e pajisjeve super-inteligjente për të kombinuar këtë kontroll, në mënyrë që asnjë centimetër apo metër katror i Republikës së Shqipërisë, mos të dhunohet më siç është bërë rëndom në këto 30 vjet.

 

Në lidhje me sigurinë rrugore, me gjithë rezultatet e arritura do të fillojmë edhe një herë nga puna për rishikimin e legjislacionit, për të forcuar masat ndëshkuese në Kodin Rrugor. Por do të rrisim edhe investimet në sistemin e monitorimit të trafikut, dixhitalizimin e proceseve që lidhen me përdoruesit e automjeteve apo sjelljen e tyre. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

 

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, tha Cuci, do të vazhdojmë reformimin nën parimin ‘ndiq paranë’ dhe sigurisht që do të jetë një prioritet kryesor i kësaj Qeverie.

 

Do të rishohim strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit me mbështetje dhe asistencë të Policisë Federale Gjermane, për të rritur kapacitetet investiguese. Shumë shpejt në këtë parlament do të paraqesim këtë strukturë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *