E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

6 plumba drejt beratasit/ I riu, emigrant në Londër u qëllua në pragun e shtëpisë

Dalin në dritë të tjera detaje mbi atentatin e të mërkurës në mbrëmje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Berat!

I plagosuri është Tajar Fetiu. 24 vjecari jetonte si emigrant në Londër e thuajse cdo verë vinte për pushime në Berat. Sipas policise ai nuk ka pasur procedent penal.

Fetiu êshtë qëlluar në rrugicat e lagjes së tij , në afërsi të xhamisë, para se të hynte ne banese.

Drejt tij eshte qelluar me 6 plumba, dy nga tē cilët e kanë kapur në bark! Autori eshte larguar ndonese policia pretendon se ai eshte identifikuar.

Fillimisht i riu u dergua ne spitalin e Beratit, por per shkak te gjendjes eshte derguar ne Tirane tek spitali i Traumes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë