Showbiz
58 vjeçarja më mahnitëse e Hollywood

Ajo mbetet simbol i bukurisë dhe sharmit. Sharon Stone ka mahnitur në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve TMA Heller Awards, të cilat u mbajtën në Beverly Hills.
Ylli i “The Basic Instinct” u shfaq me një kostum të zi xhaketa e të cilit mbante në vetvete një print fin dhe glamuroz. Kombinuar me një palë pantallona shik dhe me këpucë-sandale tejet të veçanta.
Aksesorët e Sharon Stone ishin thjeshtë qershia mbi tortë. Gjerdani i saj me gurë dhe çanta e dorës e dekoruar me finesë dhe elegancë i shtonin akoma dhe më shumë hijeshinë aktores. Ende në moshën 58 vjeçare, Sharon Stone është Sharon Stone.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




