E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

570 të vdekur në Itali këtë të premte, tjetër rekord të shëruarish

570 persona kanë gjetur vdekjen këtë të premte në Itali, një shifër pak më e ulët me viktimat e regjistruar një ditë më parë (610).

Sipas autoriteteve italiane, në total viktimat në Itali tashmë janë 18 mijë e 849 që nga fillimi I epidemisë.

Reklamë

Ndërkohe edhe numri I të prekurve në 24 orët e fundit ka pasur një rënie të vogël në raport me ditën e enjte. Sot ishin 3951 raste të reja.

Të sëmurët aktualisht në të gjithë vendin janë 98 mijë e 273 ose 1396 më shumë sesa bilanci I përgjithshëm I të enjtes.

Reklamë

Lajme të mira edhe nga të shëruarit, të cilët për të treten ditë radhazi janë thuajse në të njëjtën shifër 1985. Në total të shëruarit kanë shkuar 30 mijë e 455.

Autoritetet bene te ditur gjithashtu se per te gjashte dite radhazi eshte ulur numri i personave qe nga terapia intensive.

Kete te premte jane 108 persona me pak ne terapi intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë