57 vjeçari korçar vritet me armë brenda në banesën e tij

Gjendet I vrarë me armë zjarri në banesën e tij një banor I qytetit të Korçës.
Shtetasi Gramoz Nako, rreth 57 vjeç, është gjetur i vrarë nga një armë automatike.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në qëndër të qytetit të Korçës.
Sipas të dhënave nga burime policore, 57 vjeçari që banonte në zonën prapa ish turizmit afër dyqanit që njihet si ‘furra e Kosovarit’ është gjetur I pajetë në shtëpi nga bashkëshortja.
Të dy jetonin të vetëm në banesë, por në momentet e ngjarjes gruaja nuk ka qënë në shtëpi.
Hetimet e para të policisë ngritën versionin e vetëvrasjes së 57 vjeçarit Gramoz Nako me armë zjarri automatike.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore, policia bëri me dije më pas se kjo është një ngjarje kriminale me pasojë vrasje.
Dyshimet e para janë për një grabitje në banesën e 57 vjeçarit dhe gjatë rezistencës së tij ai është qëlluar për vdekje.
Policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen pasi po mbledh provat dhe dëshmitë reth vrasjes së 57 vjeçarit korçar në qëndër të qytetit.





