Subscribe

Reforma në drejtësi nuk është në qendër vetëm të artikulimit të PS, por edhe të Partisë Demokratike.

Lideri i opozitës Lulzim Basha, raporton Vizion Plus, ka garantuar Brukselin se nuk do ta prekë reformën në drejtësi. Gjatë bisedës me Komisionerin për Buxhetin Johannes Hahn, Basha theksoi se PD do të përpiqet për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit. Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht.  Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti i ardhshëm dhe ekzekutivi i ardhshëm  në  zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.”

 

Basha i shpjegoi komisionerit vizionin e PD duke premtuar se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet.

 

“Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu.”

 

Ndërsa komisioneri ka vlerësuar rolin e PD në realizimin e reformës zgjedhore.

 

 

JOHANNES HAHN

KOMISONER PER BUXHETIN

“Jam i sigurt që një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtarë ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej reforma dhe kjo ishte e jashtëzakonshme.”

 

Nga ana tjetër Basha ka vlerësuar ndihmën që Brukseli i dha Shqipërisë për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *