
Ne 30 vjetorin e rivendosjes se marredhenieve diplomatike Shqiperi-SHBA, Ambasadorja Yuri Kim ne nje aktivitet te zhvilluar ne Ministrine e Jashtme, ku ishin ekspozuar dhe material arkivore nga kjo ngjarje, siguroi mbeshtetjen e Amerikes ne rrugen integruese te Shqiperise
YURI KIM
AMBASADORE E SHBA, TIRANE
Kemi qene shume te kenaqur qe e mirepritem Shqiperine ne NATO dhe presim me kenaqesi diten kur ju te jeni anetar te BE-se. Sot Shqiepria eshte ne prag te antaresimit ne BE dhe serish Shtetet e Bashkuara jane kreanre tu mbeshtesin ndersa beni ndryshimet e nevojshme per kete perpjeke historike. Vendimi i BE-se per te hapur negociatat e pranimit me Shqiperine ne fund te marsit te shkuar, eshte deshmi e perperarimit te rendesisihme qe Shqiperia ka bere per zbatimin e reformave te nevojshme per antaresimin ne BE.
Ne fjalen e saj, raporton Vizion Plus, Ministrja Olta Xhacka u ndal tek rendesia e madhe qe shba i ka kushtuar shqiperise ne keto 30 vite, sidomos së fundmi me drejtësinë.
Reforma në drejtësi do të kishte qenë shumë herë më e vështirë pa këtë mbështetje. Mjafton të shohësh rezistencën që i ka bërë asaj fronti anti-reformë, mjafton të shohësh sesi lufton ky front edhe sot duke i parë zgjedhjet e 25 prillit si mundësinë e fundit për ta zhbërë reformën në drejtësi, për ta kuptuar sa jetike ka qenë kjo ndihmë.
Nder te tjera, Xhacka zgjodhi qe lexonte pasazheet e nje letre te 30 viteve me pare shkruar nga ambasadori Ryersin i cili shkruante
Katërqind vjet e pushtuar dhe gjysmë shekulli vetë-izolim duan shumë punë për t’u zhbërë. Demokracia, përfshirë edhe tonën, është gjithnjë punë në zhvillim. Por nuk pati kurrë asnjë dyshim që të dyja vendet tona ndanin të njëjtat shpresa për një Shqipëri të lirë dhe të përparuar, në paqe me fqinjët e saj. Në shumë biseda me figura politike në Tiranë, ishte e qartë se interesat e SHBA dhe Shqipëri nuk përplasen në asnjë pike.
Një ditë më parë ishte zevendes ndihmes sekretari i shtetit methju palmer ai qe nenvizoi mbeshtetjen e shteteve te bashkua per hapjen e negociatave.




