Lideri I opozites Basha ka shpjeguar vizionin e partise demokratike per integrimin e vendit ne bashkimin evropian, raporton Vizion Plus.

Basha ka premtuar se qeveria e drejtuar prej tij do te kete serish ministri Integrimi, nderkohe qe brenda 6 muajsh do te kete produkt konkret ne lidhje me procesin e negociatave.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“Konferenca e parë do të organizohet brenda 6 muajve. Asgjë përveç vullnetit politik nuk na ka penguar”.

 

 

Basha ka premtuar edhe me shume se negocimi I kapitujve per anetaresimi ne BE.

 

 

 “Zotimi im para jush është që ne anë anëtarësojmë Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian. “

 

 

Ndersa ka folur per procesin e Integrimit, Basha ka skicuar edhe ndertimin e nje shteti te ri, duke premtuar nje kushtetute te re, edhe pse per kete duhen me se paku 94 vota.

 

 

“Brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trios politika, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës politike mbi institucionin.”

 

Ne aspektin ekonomik per here te pare basha ka kritikuar per mungese transparence marreveshjen me kompanine “Emar” per portin e Durresit duke theksuar se do te godase ne Kushtetuese marreveshjen me Emiratet e Bashkuara.

 

“Ligji do t’i nënshtrohet në mënyrë urgjente vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, me opinionin e qeverisë së ardhshme drejtuar nga Partia Demokratike që asnjë përjashtim nuk mund të bëhet për procedurat që sigurojnë transparencë sa herë që përfshihen pasuritë e qytetarëve shqiptarë, pasuritë publike të vendit. “

 

Sipas Bashes te gjitha investimet e huaja duhet te jene transparente , duke premtuar se kjo do te jete qasja e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *