Manchester United 9-Sauthempton 0. Fiksojeni mirë këtë rezultat sepse me siguri kushedi sa kohe do të duhen që në Premier League, në një nga kampionatet më elitare të botës, të shohim keto diferenca kaq të mëdha në fushën e lojës. Djajtë e kuq I shkaktuan kundërshtareve një humbje turpëruese, të cilën Sauthempton me siguri do ta vendose në kornize si shenjë reflektimi për të mos bërë më kurrë këtë paraqitje. Një disfatë e rëndë që me siguri u ndikua edhe nga dy kartonet e kuq që miqtë morën në “Old Traford” ndonëse, edhe në këtë rast kjo gjë nuk mund të jetë një justifikim. Djajtë e kuq që vinin pas dy ndeshjes radhazi pa fitore, përfituan që në minutën e 2 nga gabimi trashanik I Jankevits I cili ndërhyri rëndë ndaj Mc.Tominay dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Kaq mjafton që pjesa qe parë të kthehet në një ferr të vërtete për Sauthempton që pëson golat nga Van-Bisaka, Rashford, Kavani por edhe autogolin e Bednarek. Në pjesën e dytë miqtë provuan vetëm të mbroheshin por nuk shmangen dot turpërimin duke pësuar dy gola në tjerë në minutat 69 dhe 71 nga Martial dhe Mc.Tominay. Kartoni I dytë I kuq Bednarek në minutën e  87, kompletoi mbrëmjen horror të Sauthempton që pësoi tre gola të tjerë në minutat e fundit nga Bruno Fernandez, sërish Martial dhe James Rodrigez. Junaitid ndan vendin e parë me Manchester City ndonëse kusherinjte kanë dy ndeshje me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *