Subscribe

Regjistrohet viktima e pare nga temperaturat e ulta ne juglindje te vendit.

 

Jani Poda nga fshati Ravonik ka gjetur vdekjen nga te ftohtit.

 

Sakrifikoi në temperatura të ulta për të shkuar në punë, por ka gjetur vdekjen në kushtet e të ftohtit në periferi të qytetit të Korçës.

 

Personi që mund të konsiderohet si viktima e parë e të ftohtit për këtë dimër është 53 vjeçari Jani Poda nga fshati Ravonik.

 

Të dhëna që I referohen hetimeve të policisë, dëshmojnë se 53 vjeçari ishte duke shkuar me biçikletë në vendin e tij të punës, një fabrikë këpucësh jo shumë larg vendit ku u gjend I vdekur. Mendohet se reth orës 06.30 të mëngjesit Poda ka rëshqitur në në kanal të vogël buzë rrugës.

 

Ky rrëzim pa lëndime të rënda trupore ka qënë fatal për banorin e fshatit Ravonik.

 

Në pamundësi të vazhdonte udhëtimin, i gjendur I vetëm në një orë mëngjesi pa qarkullim mjetesh e njerëzish ai mendohet se ka gjetur vdekjen nga I ftohti.

 

Ky është versioni I ngritur pas hetimeve të policisë, që do të bëhet zyrtar me konkluzionet e tij pas ekspertizës mjeko-ligjore mbi shkakun e vdekjes të 53 vjeçarit Poda.

 

Këto dy ditët e fundit, rajoni I Korçës është përfshirë nga I ftohti polar me temperatura deri -13 gradë, dhe viktimë e këtij të ftohti ka mbetur edhe banori I fshatit Ravonik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *