Kronikë
53-vjeçari kapet me kokainë në banesë

Policia e Korçës vuri në pranga këtë të hënë një 53-vjeçar. Gjatë një kontrolli që u krye në banesën e tij, forcat e policisë gjetën disa doza të vogla me kokainë, të bëra gati për shitje.
Si prova materiale u sekuestruan një peshore elektronike, një armë pistoletë sportive, dy armë të ftohta dhe dy suportera kartash Sim.
Reklamë
53-vjeçari i arrestuar ishte me precedent të mëparshëm penalë, në fushën e krimeve kundër personit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




