Spas Milloshi 53-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, në superstradën Lezhë-Milot.

 

Policia bën me dije se 53-vjeçari ka qenë gomist dhe se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.

 

Lezhë / Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *