Zhduket nje 25 vjecar shqiptar ne Greqi.

Aleks Toska nga fshati Çermë i Lushnjes ka disa ditè që nuk ka kontaktuar me familjaret e tij ne Shqiperi por edhe me miqte e tij shqiptar me te cilet shoqerohej ne zonen e Agrinjos, fshati Krisover ne Greqi.

25 vjecari kishte vetem 2 muaj ne shtetin fqinje ku punonte dhe sipas shqiptareve te tjere qe jetojne ne ate zone nuk kishte shfaqur asnje problem.

Familjaret e tij kane bere denoncim ndersa shqiptaret qe jetojne ne zonen ku ka qene per here te fundit Aleksi jane mobilizuar me kerkime.

Megjithate deri me tani nuk ka asnje informacion mbi fatin e 25 vjecarit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *