Biznesmeni Agim Çako 57 vjeç, rezulton se ka fshehur detyrimet tatimore dhe doganore ndaj shtetit ne vlerën e 179 milion lekeve. Ai ishte administrator i një kompanie hidrokarburesh dhe rezulton se gjate vitit 2010-2013 ka futur 5200 ton nafte bruto. Por sipas hetimit doganor dhe atij te krimit ekonomik, ka shmangur taksat ndaj shtetit. Agim Çako ushtronte aktivitetin e tij ne Fier, ndaj policia e qytetit e ka shpallur ne kërkim, pasi nuk është gjetur ne ambientet e kompanisë se tij. Administrata doganore e ka dërguar dosjen e biznesmenit ne Prokurorinë e Fierit, e cila ka nisur hetimet nene akuzat e shmangies se detyrimeve, falsifikim dhe kontrabande. Nafta bruto është nje nga problemet me te mëdha te tregut shqiptar, pasi ajo përzihet me elemente te tjere dhe i shitet konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *