Bota
52 të vdekur nga bombardimet izraelite në Liban

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë vonë të premten vdekjen e 52 personave nga bombardimet izraelite në pjesën lindore të vendit, të cilat u nisën pa asnjë paralajmërim për civilët që të largoheshin menjëherë, si ato që adresohen pothuajse çdo ditë nga ushtria izraelite.
Ministria foli për 52 të vdekur dhe 72 të plagosur, sipas një raporti të përditësuar të viktimave të sulmeve të armikut izraelit në provincën Baalbek-Hermel.
Bombardimet kishin në shënjestër 14 sektorë të provincës, tha ministria e shëndetësisë. /vizionplus.tv




