Subscribe

8 pacientë janë shëruar me koronavirus orët e fundit, duke e çuar numrin në total të të rikuperuarve nga ky virus në 52.

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi këtë të martë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste të reja, nga 11 që ishin një ditë më parë.

 

Deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 243, ndërsa shënohen 13 viktima. 62-vjeçari nga Durrësi ishte viktima e fundit që ndërroi jetë  mëngjesin e kësaj të marte në Infektiv. Po ashtu, një ditë më parë vdiq edhe një 82-vjeçare nga Tirana.

 

Shpërndarja e rasteve me COVID-19:

 

– Tiranë                 129 raste

– Durrës                  26 raste

– Lushnje                4 raste

– Elbasan                 5 raste

– Fier                       23 raste

– Kavajë                  4 raste

– Rrogozhinë          2 raste

– Korçë                    15 raste

– Vlorë                     5 raste

– Shkodër                8 raste

– Lezhë                   5 raste

– Berat                    1 rast

– Has                      2 raste

– Krujë                    5 raste

-Tropojë                4 raste

– Pukë                  3 raste

– Mirditë               2 raste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *