Një 51-vjeçar nga lagjia “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. Shpëtim Krasi, pasi kishte darkuar qetësisht me familjen, kishte pirë fostoksinë dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte, familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit fostoksinë në gjak. Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat.

 

Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni. Ata shtojnë se ai kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit. Familjarët kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *