Subscribe

Instituti i Shëndetit Publik jep alarmin se nga fillimi i vitit e deri këtë të martë numri i të prekurve nga fruthi ka shkuar ne 51.

 

Grupmosha më e rrezikuar nga kjo sëmundje infektive janë foshnjet nën dy vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve jane rregjistruar në kryeqytet.

 

ISHP u bën apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.

 

Por nga ana tjetër edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit nuk duhet të neglizhojnë.

 

Instituti i shendetit publik thekson se, “vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për ta parandaluar atë dhe komplikacionet që vijnë prej semundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *