51 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, mes tyre 3 mjekë dhe 1 infermier
9 raste te reja me koronavirus jane konstatuar ne 24 oret e fundit ne shqiperi duke e cuar numrin e pacienteve te prekur nga covid 19 ne total ne 51, nga 563 testime qe jane bere. Zevendesministrja e Shendetesise Mira Rakacolli sqaroi se 8 prej rasteve te reja jane shenuar ne tirane dhe nje ne Fier.
MIRA RAKACOLLI
ZEVENDESMINISTRE E SHENDETESISE
20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Nje mjek dhe 3 infermiere te spitalit Shefqet Ndroqi ne Tirane jane infektuar dhe per kete ceshtje po zhvillohet nje hetim.
Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE. Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar.
Ministria u ka bere apel qytetareve qe te mos mbajne te fshehte historine e levizjeve te tyre pasi keshtu rrezikohet te infektohen mjeket e te afermit. Nderkaq shteti shqiptar I eshte drejtuar zyrtarisht ambasades se Kines per ndihme personeli e pajisjes per te perballuar kete situate te veshtire.




