E gjithë bota është në alarm për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në Kinë numri i të infektuarve vazhdon të rritet. Vetëm të hënën u raportuan për 508 të prekur të tjerë, pjesa më të madhe e të cilëve ishin në Wuhan.

 

Në total më shumë se 77.000 njerëz janë infektuar në Kinë, ndërsa numri i të vdekurve është 2.663. Situatë e frikshme është edhe në Korenë e Jugut, ku po ashtu numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

 

Deri tani janë 977 të prekur nga virusi dhe 10 të vdekur. Në Japoni janë konfirmuar 850 të infektuar, ndërsa Italia është vendi me numrin më të lartë të të prekurve dhe vdekurve në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *