Miratohet kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, seancat me protokoll sigurie

Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin trejavor të punimeve te Kuvendit për periudhën 28 shtator-16 tetor.
Mbledhja online e drejtuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se miratimi i infrastruktrës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të punën së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme.




