Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin kibernetik. Thirrjen Lleshaj e bëri gjatë një prezantimi të skuadrës “Shqiponja” në DVP Durrës. Ai tha se në organikën e Policisë së Shtetit janë shtuar 500 vende të reja.

 

“Ne kemi nisur një tur takimesh në të gjitha qarqet e vendit për të prezantuar njësitë e reja operacionale, të cilat janë krijuar në vijim të vendimit të fundit të qeverisë për të shtuar 500 vende të reja në organikën e Policisë së Shtetit. Në fakt janë mbi 500, po 500 janë vetëm për këtë funksion, për skuadrat “Shqiponja” dhe Policinë e Kufirit, ndërkohë që shtesa ka qenë pak më e lartë. Meriton vëmendje të madhe publike ky fakt, për arsye se është një ndër shtesat më të konsiderueshme në numrin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit që janë bërë në këto vitet e fundit, ndonëse që nga viti 2013 numri i Policisë së Shtetit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Krahasuar me 2013 ne sot jemi në 1700 vende organike më shumë në organikën e Policsë së Shtetit. Që do të thotë një rritje e konsiderueshme e numrit të saj. Por jo vetëm kaq, jo vetëm rritje e numrit, por rritje në përgjithësi e investimit të shtetit shqiptar, të qeverisë shqiptare për sigurinë publike, për sigurinë e qyterarëve. U bëj thirrje të gjithë atyre që ndihen të aftë për t’u futur në hapësirën e padukshme kibernetike dhe për të operuar atje si punonjës të Policisë së Shtetit.”

 

Sandër Lleshaj nënvizoi se shtimi i organikës së policisë po bëhet për t’ju afruar më shumë vendeve evropiane dhe për të garantuar më shumë siguri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *