Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi ishte i përfshirë në trafikimin e gjysmë toni kokaine që u gjet në fabrikën Nespresso në Romont në Zvicër, e fshehur mes qeseve të kafesë me 5 kontejnerë nga Brazili. Kanë qenë vetë punëtorët që i kanë gjetur dhe kanë lajmëruar policinë.

Ngarkesa sigurisht nuk ishte e destinuar për Nespresso, e cila menjëherë mori masa për t’u distancuar nga ajo që ndodhi.Lidhur me këtë ngjarje nuk dukej se kishte ndonjë piestë, derisa në ditët e fundit të 2023 arrestimi i një shtetasi shqiptar, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio në provincën e Vareses.

Siç raporton Corriere della Sera, natën mes 2 dhe 3 shtatorit 2021, persona të panjohur kishin futur me forcë një kontenier me 25 tonë kafe në një kontejner në Frenkendorf, afër Bazelit. Nga ai kontejner nisi një shteg kokaine, i cili të çonte, përgjatë shinave hekurudhore, në një livadh ngjitur, ku mbaronte shtegu. Në kontejner policia kishte gjetur vetëm 40 kilogramë kokainë të pastër dhe asnjë pistë që mund të çonte te autorët, ndaj hetimet u ndalën aty.

Disa muaj më vonë, natën e 30 prillit 2022, gjatë një turi kontrolli, disa operatorë të terminalit Frenkendorf kishin pikasur dy persona që endeshin në kontejnerët e parkuar në zonën e doganës dhe kishin lajmëruar autoritetet, të cilët kishin arritur të ndalonin një shtetas shqiptar, ndërsa subjekti tjetër ka arritur të arratiset. Burri kishte deklaruar se po kalonte nëpër Zvicër dhe kishte marrë një rrugë të shkurtër përgjatë shinave në kërkim të një taksie. Por mbërritja, dy ditë më parë, e disa kontejnerëve me kafe nga Amerika e Jugut i kishte bërë agjentët të dyshonin. Ngarkesa u kontrollua, nuk u gjetën gjurmë droge dhe burri u la i lirë.

Puna hetimore vazhdoi dhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit kishin nxjerrë në pah prezencën e 4 meshkujve, pak ditë para arrestimit të shtetasit shqiptar që u lirua më pas, të cilët endeshin nëpër kontejnerë duke kërkuar diçka, të cilën duket se nuk mund ta gjenin. Kjo pasi kontejneri ishte dërguar në Romont, në fabrikën Nespresso, ku më pas u gjet nga punonjësit.

Nga kontrollet e mëtejshme dhe të mëvonshme të pamjeve të kamerës, rezultonte prania e shtetasit shqiptar (i cili kishte marrë edhe nënshtetësinë italiane në vitin 2022) në disa vende pranë terminalit, gjë që nuk la asnjë dyshim për policinë që procedoi me arrestimin e tij. I ekstraduar në Zvicër, i riu tashmë po i nënshtrohet procesit gjyqësor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *