Subscribe

Të tjera detaje u zbuluan pas arrestimit të 13 personave të akuzuar si pjesëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Burime pranë policisë së kryeqytetit thanë se klientët paguanin deri në 500 euro, për një natë orgji me të arrestuarat Ambra Isaku, Silvana Nexhipi dhe Xheje Dunga. Nga të dhënat e deritanishme, ata shfrytëzoheshin nga Silvana Nexhipi, e cila në bashkëpunim me dy të arrestuarit e tjerë, Franko Ali Dervishi dhe Eglantin Kapo, dërgonin vajzat që prostituonin në Tiranë dhe Elbasan. Mësohet se dy të arrestuarit shërbenin me automjete si Eskortë për vajzat e ndaluara. Arrestimi i tyre u bë në Tiranë, në një nga hotelet në zonën e Saukut kur Ambra Isaku dhe Xheje Dunga, ishin në shoqërinë e dy shtetasve turq, të cilët dhe ata u arrestuan. Gjatë operacionit “Eskorta”, policia arrestoi dhe 4 persona të tjerë, të cilëve iu sekuestroi 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 16 doza heroinë, 10 telefona celularë dhe 3 automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *