E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Bota

500 burra, gra e fëmijë lirohen nga “shtëpia e tmerrshme e torturës”

Policia e Nigerisë thotë se ka shpëtuar rreth 500 burra dhe djem nga një ndërtesë, në qytetin verior të Kaduna, ku dyshohet se u torturuan.

Ata u gjendën në ndërtesën e një shkolle islamike, dhe në mesin e tyre kishte një numër të madh të fëmijëve.

Disa u gjetën të lidhur me zinxhirë, tha policia.

Shefi i policisë në Kaduna, Ali Janga, i tha BBC-së, se ndërtesa u sulmua pasi që autoritetet morën informacionin mbi një aktivitet të dyshimtë.

Reklamë

Ai e përshkroi atë si një “shtëpi torturash” dhe një vend të skllavërisë njerëzore.

Të ndaluarit thanë se ishin torturuar, abuzuar seksualisht, ishin të uritur dhe e kishin të ndaluar të largoheshin nga ndërtesa.

Disa prej tyre kishin qëndruar aty për disa vjet. Në mesin e robërve kishte edhe fëmijë pesë vjeç, tha policia.

Nuk është ende e qartë se si përfunduan në atë ndërtesë.

Disa nga fëmijët i thanë policisë se të afërmit e tyre i kishin çuar atje, duke besuar se ndërtesa ishte një shkollë për mësimin e Kuranit.

Dy nga fëmijët e liruar nga policia thanë që prindërit e tyre, i kishin dërguar atje, nga Burkina Faso. Policia beson se pjesa tjetër ishin kryesisht nga pjesa veriore e Nigerisë.

Tetë të dyshuar, shumica prej tyre mësues, u arrestuan.

Autoritetet thanë që afro 500 personat e liruar do të marrin menjëherë ndihmë mjekësore dhe psikologjike./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë