Subscribe

Në vitin e 50-të të ekzistencës së Akademisë së Shkencave, kryeministri Edi Rama vlerësoi se detyra kryesore e institucionit është të mbrojë historinë e shqiptarëve nga shtrembërimet që po i bëhen.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Enciklopedia Shqiptare, Historia e Shqiptarëve dhe Fjalor i Madh i Gjuhës Shqipe. Janë tre sfida të mëdha në tre drejtime ku Shqipëria, ku jo vetëm shteti ynë, por kombi ynë janë të kërcënuar. Është e kërcënuar historia e shqiptarëve nga një injorancë dhe nga një arrogancë e pashembullt që për shumë vite e ka kthyer mënjanësin e Akademisë së Shkencave në një territor anësish politike dhe në një arenë ekstremizmash që gjejnë rrugë për shkak se bota e informacionit dhe e komunikimit është një botë që nuk ka respekt për asnjë hierarki të dijes, e për këtë arsye ne jemi akoma sot në kushtet kur është e pasigurt nëse mundet apo jo ta shkruajmë një histori të shqiptarëve që të jetë e të gjithë shqiptarëve e të cilës t’i referohen shqiptarët brez pas brezi, duke sigurisht e pasuruar, por jo duke u ndarë  për ta kontestuar.

 

Po shqetësuese për Edi Ramën është ruajtja e gjuhës shqipe, për të cilën qeveria kërkon që ajo të jetë një lëndë me detyrim edhe në arsimin universitar, por ende një vendim i tillë nuk është marrë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Gjithë ato që thuhen dhe gjithë ato që ndërmerren kundër gjuhës shqipe në rendin e pavërtete akademik, pseudo-akademikë në fakt, janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhën shqipe nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj në një botë komunikimi ku askush më nuk e ka mendjen sa saktë shkruhen fjalët, por e ka mendjen që të bëjë “sent” sa më shpejt. Unë besoj që gjuha e unifikuar shqipe është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve dhe një nga ato thesare që askush nuk duhet lejuar t’i prekë dhe t’i shpërdorojë.

 

Për 5 dekadat e Akademisë së Shkencave u zhvillua një konferencë jubilare në sallën e kuvendit, që u përshëndet nga akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe presidenti i Federatës Evropiane të Shkencave dhe Humaniteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *