Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër në fshatin Gjerbës, ku dyshohet se tre persona që kanë vrarë një 50 vjeçaren janë vënë në pranga.
Të arrestuarit janë l.S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në 5 janar të 2020, ku tre të rinjtë një prej të cilëve nipi i burrit të viktimës janë futur në banesë me qëllim grabitjen e kësaj të fundit ku janë ndëshur me rezistencën e 50 vjeçares D.S..
Policia bën me dije se pas marrjes së denoncimit nga familjarët e viktimës mëngjesin e kësaj të marte kanë zbuluar se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.
Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.