50 viktima në Rripin e Gazës, zbrazen fshatrat e Libanit

Të paktën 50 palestinezë janë vrarë nga sulmet e fundit në rripin e Gazës, ndërsa forcat izraelite avancuan më tej në kampin e refugjatëve Jabalia mes përplasjeve të forta me anëtarët e Hamas.
Zyrtarët palestinezë thanë se mes viktimave, kishte civilë dhe staf mjekësor. Jabalia në veri të Gazës, ka qenë në qendër të një ofensive izraelite për më shumë se 10 ditë.
Ndërsa më shumë se 20 persona të tjerë janë vrarë në Libanin verior në 24 orët e fundit, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët mbajti sot një konferencë për shtyp në Gjenevë, ku foli për betejën e vazhdueshme në Liban.
Drejtori i Lindjes së Mesme, u tha gazetarëve se urdhrat e rinj izraelitë për evakuim në 20 fshatra në Libanin jugor nënkuptonin se mbi një e katërta e banorëve të vendit tani janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre.
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 2,300 njerëz gjatë vitit të kaluar, tha qeveria libaneze dhe më shumë se 1.2 milionë janë zhvendosur.
Shumica janë vrarë që nga fundi i shtatorit, kur Izraeli zgjeroi fushatën e tij ushtarake ndaj fqinjit verior. Numri nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve. Rreth 50 izraelitë, ushtarë dhe civilë, janë vrarë, sipas Tel Avivit. /vizionplus.tv




