Në kuadër të krizës energjetike që ka prekur vendin, agjencia e franceze e zhvillimit i vë në dispozicion 50 milionë euro qeverisë shqiptare.

 

Ky fond do të shkojë për të ndihmuar krijimin e bursës së energjisë dhe për të kthyer vëmendjen te burimet e rinovueshme.

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, theksi u vendos edhe te reduktimi i konsumit dhe i shpërdorimit të energjisë.

 

Duke shpjeguar çfarë është arritur në këto vite nga reforma energjetike, zëvendëskryeministri arben ahmetaj nënvizoi se për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël nuk do të ketë rritje çmimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *