Subscribe

50 gram tritol ishte sasia e lëndës eksplozive, e vendosur në mjetin e kreut të degës së PD të grupimit të ish-kryeministrit Berisha, në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i ekspertëve pas kontrollit dhe ekspertizës së mjetit të Benard Ndrecës.

 

Deri më tani, policia ka shoqëruar 6 persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa grupi i ekspertizës vijon të analizojë në detaje mjetin, për të gjetur gjurmë të autorëve.

 

Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar edhe kamera të tjera të sigurisë në zonë, për të parë lëvizjet e autorëve, pasi kamerat në shtëpinë e Ndrecës kanë fiksuar dy persona që i afrohen makinës së tij, për të vendosur lëndën shpërthyese dhe më pas largohen qetësisht.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës. Shpërthimi ishte i fuqishëm, ndodhi sapo Benard Ndreca ndezi makinën, por fatmirësisht ai arriti të dilte në kohë pa pësuar lëndime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *