E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

5 vjeçari bie nga ndërtesa, i riu e pret mrekullisht

Një mrekulli e vërtete. Kështu mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur në Lodi, qytet në periferi të Milanos ku një fëmijë që ra nga kati i dytë i një ndertese trekateshe, por u prit nga një 20 vjecar.

Ky i fundit po kalonte rastësisht poshte pallatit kur ka vënë re se 5 vjecari po lëvizte në bordurën e ballkonit të viles.

Duke vënë re rrezikun ai është hedhur për ta pritur duke ia dalë mbanë pavarësisht se fëmija ka pësuar disa dëmtime.

Megjithatë ndodhet jashtë rrezikut në spital në Milano ndërkohe që djaloshi hero, gjithashtu është lënduar në krah e këmbë por pa pasoja të rënda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë