Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, pasi u kap me armë zjarri dhe një shumë prej afro 180 mijë eurosh, në afërsi të selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.
Në atë kohë, Gjuta u arrestua pak minuta para se të fillonte mbledhja e Kryesisë së PS.
Vetë Gjuta deklaroi se nuk kishte qëllim që të kryente atentat ndaj kryeministrit Rama, ndërsa shumën e parave e kishte për çështje biznesi.
Vladimir Gjuta më herët ka qenë i arrestuar nën akuzën e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por ai u lirua pasi nuk kishte prova për këtë krim.





