Pesë paciente të tjerë kanë gjetur vdekjen këtë të martë në Greqi si pasojë e Covid 19.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë Tsiodras, konfirmoi se totali I viktimave në këtë vend ka shkuar tashmë në 121.

Mosha mesatare e të vdekurve është 74 vjet ndërsa 91% e tyre kishin një sëmundje themelore.

Lajme të këqija vijnë nga të prekurit e rinj. Në 24 orët e fundit kemi 156 pacientë pozitiv që e conm shifrën e përgjithshme të të prekurve nga koronavirusi në Greqi në 2401.

Shumica derrmuese (150) nga te prekurit e rinj i perkasin struktures akomoduese te emigranteve ne Kranidi. Qyteti per kete arsye eshte vendosur i gjithi ne karantine per 14 ditet e ardhshme.

Siç deklaroi Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias pas takimit, të gjitha rastet janë asimptomatike, nga 150, 148 vizitorë shqetësues, një punonjës dhe një ekzekutiv i strukturës.

59 pacientë janë ende duke u trajtuar në terapi intensive, me një moshë mesatare prej 67 vjec.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *